Video që tregon gjithçka për Xabi Alonson, Leverkuseni me 10 lojtarë në sulm kur rezultati ishte 0-0

Leverkuseni është padyshim ekipi i momentit në Europë. Nën drejtimin e Xabi Alonso, kjo skuadër po korr rezultate mbreslënëse dhe nuk njeh ende një humbje për këtë sezon.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale është ajo e ndeshjes mes Leverkusenit dhe West Ham. Kur rezultati ishte në shifrat 0-0, Leverkusen po sulmonte me 10 lojtarë dhe kjo tregon qartë fizioniminë e lojës së Xabi Alonsos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/