Nuk e braktisin e ekipin as kur luan me mijëra kilometra larg, tifozët e Vllaznisë do të jenë në stadium në Irlandën e Veriut

Mbështetja e tifozerisë nuk ka munguar asnjeherë për Vllazninë. Tifozët shkodranë kanë ditur si të përkrahin ekipin e tyre të zemrës jo vetëm kur bëhet fjalë për stadiumin “Loro Boriçi“. Tifozeria kuqeblu nuk e braktis skuadrën as kur luan me mijëra kilometra larg shtëpisë.

Vllaznia do të përballet sot në mbrëmje me Linfildin në orën 20:45, në një sfidë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. “Superport“ raporton se rreth 300 tifozë të Vllaznisë do të jenë të pranishëm në Belfast të Irlandës së Veriut për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës në një ndeshje mjaft të rëndësishme./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *