Interi prezanton fanellat e reja, ja uniforma që do të mbajë veshur Kristjan Asllani sezonin e ardhshëm

Interi ka prezantuar sot fanellat e reja. Klubi italian ka bërë publike uniformat që do të përdorë për ndeshjet në shtëpi në sezonin e ardhshëm. Fanellat e reja janë dizenjuar nga “Nike“, që ka përdorur ngjyrat simbolike të klubit, të zezën dhe blunë.

Ndërkohë në pjesën e përparme do të shkruhet me ngjyrë të bardhë emri i sponsorit të Interit. Bëhet fjalë për “Paramount+”, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin. Sa i përket fanellës së dytë që lojtarët e e Interit do të veshin, ndër të cilët bën pjesë edhe Kristjan Asllani, do të jetë e bardhe me një shirit diagonal me ngjyrat e zezë dhe blu./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online