“Nuk duhet të dalim nga binarët”, Hafizi: Shqipëria të mos dëgjojnë tifozët, formacioni më i mirë nga Reja

Astrit Hafizi ka folur para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. I ftuar në “Supersport”, Hafizi është shprehur se Kombëtarja nuk duhet të dëgjojë tifozët pasi këta të fundit kërkojnë të luhet gjithmonë para dhe harrojnë mbrojtjen. “Sot duhet të luhet me zgjuarsi, nuk duhet të dalim nga binarët. Tifozët kërkojnë gjithmonë të dalim para, të mos kthehemi mbrapa.

Nëse lojën e dërgojmë aty ku duhet pa pësuar gol, atëherë mund të dalim me rezultat pozitiv. Nëse fillojmë me rrëmujën që të shënojmë që në fillim, zbulohemi mbrapa. Ndeshjet perfekte nuk ekzistojnë, por mjafton që të mos humbim toruan. Nuk më duket skemë shumë mbrojtëse kjo e Rejës. Më duket formacioni më i mirë nga Reja”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online