“Nuk doja të ndryshonte ekipi fitues”, Arbi Laçi për zhvillimet te Tirana: Nuk bëhet me dublant drejtori

Arbi Laçi ka folur për herë të parë për largimin nga Tirana duke treguar edhe arsyet e largimit. Përse u mbërrit te dorëheqja e tij? Gjithçka është mëse e qartë dhe ish-drejtori i bardhebluve e ka shpjeguar në emisionin “Pressing”. Te Tirana menduan që të vendosnin edhe një drejtori paralele, për të dubluar kështu Arbi Laçin dhe detyrën që e kishte kryer me sukses deri në pikën e historisë së realizuar në Europë.

“Unë do të doja shumë që një skuadër fituese të mos ndryshojë, duke përfshirë dhe trajnerin. Vetëm unë zgjodha të largohesha, për shkak të strukturës që u krijua, dhe për shkak të disa problematikave të mbajtura nga viti i kaluar.

Kështu që, unë mendoj se nuk mund të zgjaste dhe zgjodha të largohesha, pavarësisht se kishim rënë dakord për të vijuar bashkëpunimin edhe për një vit, ndoshta edhe me gjatë, duke i kërkuar të mos bëhej me dublant ky pozicion. Kjo gjë nuk u realizua dhe me respekt vendosa të largohem”, u shpreh Laçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online