Shqipëria U-21 luan tenis në miqësore dhe bind me 6 gola, shiriti i kapitenit shkon te Geraldo Bajrami

Kombëtarja shqiptare U-21 ka fituar me rezultatin 6-1 miqësoren ndaj Apolonisë, në takimin e zhvilluar mbrëmjen e të enjtes në stadiumin “Elbasan Arena”. Ekipi Shpresa i drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka bërë një paraqitje të mirë, duke finalizuar disa herë me sukses në portën e skuadrës fierake dhe kapiteni ishte Geraldo Bajrami, lojtari i Birminghamit që sjell shumë cilësi te kuqezinjtë. Goli i parë erdhi nga një penallti e realizuar nga Indrit Tuci në minutën e tretë.

Më pas, ka qenë radha e Ernest Muçit në minutën e 32-të për të dyfishuar rezultatin teksa në minutën e 36-të është sërish Indrit Tuci që shënon për kuqezinjtë. Në minutën e 37-të vjen edhe goli i vetëm i Apolonisë me autor Haxhiun, i cili ndëshkon ekipin përfaqësues U-21.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1. Pjesa e dytë flet sërish për Shpresat.

Në minutën e 52-të katërfishon rezultatin Lirim Qamili. Në minutën e 85-të shënon golin e pestë Redon Xhixha, ndërsa në të 88-n është radha e sulmuesit Bullari të shënojë emrin e tij në listën e golashënuesve, duke sigluar rezultatin në shifrat 6-1. Një provë mjaft e mirë e ekipit kombëtar Shpresa, teksa në këtë takim u aktivizuan një pjesë e mirë e lojtarëve të grumbulluar. Ndërkaq, ditën e shtunë, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të luajë një ndeshje tjetër miqësore ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshjen që starton në ora 16:00. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online