Enis Bardhi ndryshon fjalët në mediat maqedonase, e turpshme sesi transformohet Kosova: Nuk kishin asnjë shans

Nëse Kosova nuk do të shkojë në Europian dhe është mundur nga Maqedonia e Veriut në shifrat 2-1, padyshim që autori i këtij trishtimi për tifozët shqiptarë është Enis Bardhi. Futbollisti shqiptar tregoi diferencën dhe se ishte një klas i lartë përgjatë atyre 90 minutave. Ndërkohë Bardhi do të merrte edhe duartrokitjet e pjesës më të madhe të tifozëve shqiptarë për mënyrën sesi u soll me lojtarët e Kosovës, por edhe për fjalët e thëna për “Supersport” pas ndeshjes.

“Këto lloj ndeshjesh janë shumë të rënda, si psikologjikisht edhe fizikisht. Ne i patëm shanset tona dhe i realizuam. Kosova i pati shanset, por nuk i realizoi. Kështu e ka futbolli, nëse nuk shënon do pësosh. Doja ta prekja këtë temë edhe me lojtarët e tjerë në fushë. Futbolli është respekt. Nëse do të fitonte sot Kosova do të isha ndjerë shumë krenar dhe do të isha gëzuar shumë. Edhe do kisha dëshirë që edhe lojtarët e tjerë të gëzohen pak me ne sepse futbolli është një sport dhe në fund të fundit jemi njësoj”, u shpreh Bardhi për “Supersport”.

Pra në bazë të kësaj deklarate shihet edhe pasqyrimi i 90 minutave të zhvilluara, atje ku Kosova dhe Maqedonia kanë luajtur në mënyrë të barabartë me njëra-tjetrën. Teksa kërkojmë për intervistat e dhëna në mediat maqedonase, po i njëjti futbollist, Enis Bardhi, paraqet një tjetër fytyrë të Kosovës. Në fjalët e zbardhura nga media “Gol.mk”, Bardhi shprehet se Kosova nuk kishte asnjë shans të vetëm ndaj Maqedonisë dhe vetëm përfitoi nga gabimi trashanik në mbrojtje për të barazuar. Sigurisht, krenaria në rastin e një humbje të Maqedonisë nuk mund të fantazohet.

“Ne e nisëm duke bërë presion, ishte pak e vështirë që të futeshim në duele fillimisht, por jemi pozicionuar mirë. Kosova nuk kishte asnjë shans, priti për dhuratën tonë në golin e barazimit. Ne e pësuam golin dhe nuk u thyhem, vazhduam që të bënim lojën tonë. Luajtëm hapur për të fituar dhe ky ishte qëllimi, që të fitonim dhe të shkonim në finale. Maqedonia është e uritur për një vend në Europian. Dhamë më të mirën tonë për të qenë pjesë e Europianit”, u shpreh Bardhi sipas “Gol.mk”. Mbetet ende e pakuptueshme nëse Enisi ka ende dilema në kokën e tij sesi u paraqit Kosova, apo nëse mendon ndryshe sa herë flet para një mikrofoni shqiptar dhe ndryshe kur flet në mikrofonin maqedonas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online