“Nuk do ju harroj kurrë”, konfirmohet largimi nga Juventusi

Martin Kaseres përshëndetet për herë të tretë me Juventusin. Mbrojtësit uruguaian i përfundoi kontrata me bardhezinjtë dhe tani është një lojtar i lirë.

32-vjeçari po luan Kupën e Amerikës me Uruguain e tij, ndërsa sot ka lajmëruar ndarjen me kampionët e Italisë. Pavarësisht se më shumë ka qëndruar në pankinë sesa ka zbritur në fushë, Kaseres është ndër të preferuarit e tifozërisë për faktin që ka qenë gjithmonë gati për Juventusin.

“Nuk do ju harroj kurrë”, shprehet mbrojtësi, i cili ka postuar një foto të bukur me dy fëmijët. Njëri ka lindur e tjetra është rritur në Torino, një vend me të cilin lojtari latin është shumë i lidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *