Nuk bindi Pakultin dhe Plorin, shkon në Shkodër

Vllaznia kërkon një qendërmbrojtës dhe prej ditësh ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika braziliani Xheferson Santana. Ky i fundit nuk e ka bindur trajnerin e Vllaznisë dhe tashmë është larguar. Më parë ai kishte dështuar edhe te Teuta.

Tashmë në Shkodër ka mbërritur një tjetër mbrojtës dhe ai është Ilia Kasapi. Nuk është një emër i panjohur, pasi pa u mbyllur kampionati ai tentoi t’i bashkohej skuadrës së Kukësit. Për disa ditë ish-trajneri Peter Pakult e vëzhgoi nga afër, por nuk u bind nga cilësitë e mbrojtësit.

Me një të shkuar në Greqi, Kasapi provoi më pas të tregonte vlerat e tij te Kastrioti. Trajneri Elvis Plori, veçse në stërvitje e pa edhe në miqësore. Në fund nuk iu ofrua një kontratë. Tanimë mbrojtësi qendror do të vëzhgohet edhe nga Hasan Lika, që do të vendosë nëse vlen apo jo për ta mbajtur te Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *