Roma nuk po bën një sezon të mirë deri më tani dhe bordi drejtues i detyrua të bëjë ndryshime në stafin teknik. Di Françesko u largua dhe në krye të pankinës erdhi Klaudio Ranieri. Ardhja e ish-trajnerit të Fulhemit te stoli i Romës ka vënë në dyshim të ardhmen e disa lojtarëve, përfshirë këtu dhe Sengiz Under.
Talenti turk është një dëshirë e madhe e klubit anglez, Arsenalit dhe “Topçinjtë” e Londrës duket se janë gati të paguajnë për shërbimet e tij. 21-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Ranierit dhe vlera e tij në treg mund të ulet disi.
Megjithatë, Roma nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Under pa u paguar minimalisht 50 milionë euro, një shumë disi e hidhur për skuadrën angleze.