Nojshtadi mposht Hornin, Salihi rikthehet te goli

Hamdi Salihi është rikthyer te goli, në fitoren e Nojshtadit kundër Hornit. Sulmuesi shkodran shënoi golin e dytë në fitoren 3-1. Mbrojtësi Stefan Hager kaloi vendasit në avantazh në minutën e dhjetë, ndërsa katër minuta pas fillimit të pjesë së dytë erdhi dhe dyfishimi i rezultatit.

34-vjeçari shfrytëzoi një pasim të Manuel Seidl, duke mposhtur portierin e Hornit. Miqtë shkurtuan rezultatin me anë të Milosheviç, por Nojshtadi arriti të shënonte golin e tretë në minutat shtesë me anë të Tartarotit, duke vulosur fitoren dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të divizionit të dytë të futbollit austriak me 21 pikë, nëntë më pak se kryesuesit e Vatens.

Goli i katërt në kampionat në këtë sezon për Salihin, i cili u zëvendësua në minutën e 80 nga trajneri Felner. Për herë të fundit kishte shënuar me 25 shtator në ndeshjen e kupës kundër Deutschlandsberger, ndërsa tani rikthehet të shënojë dhe në kampionat.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *