Nojer i pabesueshëm, vendos një rekord në Bundesliga

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të luash me një skuadër kampione ka gjithnjë përftimet e saj, por të luash me Bajernin ke shumë të tilla. Skuadra nga Mynihu është dominuese absolute në Bundesliga dhe shumë pak skuadra arrijnë që të marrin fitore ndaj kampionëve në fuqi apo dhe barazim.

Manuel Nojer në një pjesë të ndeshjeve është vetëm spektator, por sot ai ka thyer një rekord që ndoshta do të jetë e vështirë që të arrihet nga ndonjë lojtar tjetër, por edhe nëse ndodh gjasat janë që të jetë sërish lojtar i Bajernit.

Askush më parë nuk kishte mundur që të regjistronte 150 fitore në vetëm 193 ndeshje deri më sot. Nojer bëhet i pari futbollist që arrin këtë shifër në kaq pak ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *