Njihuni me trajnerin që i njeh sekretin sulmuesve shqiptarë! Bëri Rei Manajn të shpërthente dhe e çoi te Lionel Mesi, tani po i jep “jetën e dytë” Armando Sadikut

Garcia Pimienta, ky është trajneri që i njeh sekretin sulmuesve shqiptarë. Nëse një rast është rastësi, i dyti nuk mund të jetë kurrsesi. Në kohën kur trajneri drejtonte Barcelonën B, Rei Manaj mbërriti dhe fillimisht nuk la gjurmë. Marrëdhënia e këtij lojtari me portën ka qenë gjithmonë për t’u harruar duke shënuar mesatarisht 2 gola gjatë një sezoni të plotë.

Por në sezonin 2020-2021 do të shpërthente për të gjetur 14 herë rrjetën. Më pas mbërriti edhe aktivizimi me ekipin e parë të Barcelonës me Lionel Mesin, atje ku la gjurmë në ndeshjet miqësore. Më pas Pimienta mbërriti te Las Palmas, atje ku gjeti një tjetër sulmues shqiptar që e kishte harruar tërësisht portën dhe dukej me “karrierë të mbyllur”.

Asnjë gol i realizuar nga Sadiku te Las Palmas pas dy pikiatave në karrierë me Erzurumsporin dhe Bolivarin. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar dy gola ndaj Leganesit dhe vetëm para një ndeshje kishte gjetur golin e parë në kampionat me Valladolid. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online