“E bëmë debat“! Skema bëhet problem edhe në Hollandë, trajneri ia bën të qartë Van Dijk-ut: Jam unë ai që vendos

Skema 3-5-2 është përfolur gjatë në Shqipëri, ku kanë qenë të shumtë ata që kanë kritikuar Edoardo Rejën për rreshtimin në fushën e lojës. Por ky formacion është kthyer në temë diskutimi edhe në Hollandë. Virgil Van Dijk e ka bërë të ditur mendimin e tij se do i pëlqente të luante me të njëjtën skemë si të Liverpool-it edhe në Kombëtare, me atë 4-3-3.

Por në të njëjtën mendje me të nuk është trajneri Luis Van Gaal. Kreu i pankinës së “tulipanëve” e ka bërë të qartë se është ai që vendos në lidhje me skemën që do të përdorë, madje zbulon se ka pasur debate me kapitenin e “portokallinjve” në lidhje me këtë çështje.

“E di që ai e ka këtë preferencë, këtë e ka thënë gjithmonë publikisht. Ne e kemi pasur këtë debat kur erdha këtu. Taktikat i vendos trajneri”, ka thënë Luis Van Gaal-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online