“Mbrojtje shumë e mirë, mesfushë mesatare dhe…Broja”! Redi Jupi: Mos kujtoni se Kombëtaret e tjera kanë lojtarë më të mirë se Shqipëria

Redi Jupi ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” ku ka komentuar ndeshjen e Spanjës me Shqipërinë. Mes komplimentave për paraqitjen e Kombëtares, Jupi ka analizuar më në veçanti Armando Brojën duke e cilësuar si një futbollist të rrallë në botë që mund të nxjerrë një repart i vetëm falë aftësive të tij.

“U befasova nga gëzimi i Enrique në golin e dytë ndaj Shqipërisë. Stafi i Spanjës kishte gëzim shumë të madh. Ekipi i tyre luajti mirë në fushë, por nuk është se theu këmbët. Shqipëria më pëlqeu në të gjithë 90 minutëshin. Te goli i dytë ndoshta mund të bëhej më tepër nga ne. Ne kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Më pëlqeu se ishim një ekip, kishim mbrojtje shumë të mirë. Mund të bënim më mirë vetëm që t’i shërbenim më tepër Brojës.

Në ato pak raste që u shërbye, kemi parë se kemi një lojtar që nuk e kemi pasur kurrë. Broja është një ndër lojtarët e rrallë në botë që e bën një repart i vetëm. Ne kemi një mbrojtje shumë të mirë, kemi një mesfushë shumë mesatare dhe një lojtar përpara si Broja që do të alternohet me një tjetër si Cikalleshi, Manaj, Uzuni. Kështu ne bëhemi ekip i rrezikshëm. Mos kujtoni se të tjerët kanë lojtarë më të mirë. Maqedonia e Veriut e nxori Italinë me lojtarë shumë më të thjeshtë se Shqipëria”, ka thënë Jupi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online