Njihuni me 17-vjeçarin e momentit, vesh yjet e Premier Ligë

Shumica e 17-vjeçarëve ditët e sotme e shpenzojnë kohën me gjëra nga më të ndryshmet, shumë prej tyre pa ndonjë qëllim apo vizion. Krejtësisht e ndryshme paraqitet situata për Sem Morgan, i cili ndryshe nga moshatarët e tij po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm për moshën që ai ka. Vetëm 17 vjeç ai shihet nën shoqërinë e Pol Pogba, Aubamejang, Mahrez e shumë e shumë yje të tjerë të Premier Ligës.

Sem ka zbuluar se si ai ka arritur të bëhet në një ndër “shpërndarësit” më të mëdhenj të veshjeve për yjet e Premier Ligës. Kontakti i parë me lojtarin e Totenhem, për të vazhduar me telefonatën me Pol Pogba, gjithashtu takimi me Aubamejang, Mahrez apo Dele Ali .

Janë këto disa nga tregimet e pabesueshme të djaloshit. Ishte pikërisht mbrojtësi i talentuar i Totenhem Uollker-Piters, i cili ishte klienti i tij i parë me famë dhe ai që e lidhi djaloshin Sem fillimisht me koreanin Son, Herri Uinks dhe Dele Alin.
“Dele ishte ai që më bëri akoma më të njohur për njerëzit në Angli”, vijon shpjegimin 17-vjeçari. Por ajo që veçon mbi të gjitha është kontakti i parë midis tij dhe Pogba. “Dy ditë para finales së Kupës së Botës mora një telefonatë në Facetime dhe ishte pikërisht Pol Pogba, i cili po më telefononte nga Benxhamin Mendi. Ai më tha menjëherë se kishte shumë kohë që po përpiqej te kontaktonte dhe se Mendi i kishte folur shumë për mua. ‘Në fakt duhet të jem unë ai që përpiqet të kontaktojë me ty dhe jo e kundërta’, i thashë unë”, shprehet i ngazëllyer Sem Morgan.

De Bryjn, Uollker, Ozil, Lakazet, Meguajër e shumë e shumë lojtar të tjerë përdorin linjën e veshjeve të Sem Morgan. Vërtetë një përrallë për një 17-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *