Një tjetër lojtar bën zgjedhjen e tij nga Zvicra, duke pranuar përfaqësimin e Kosovës. Bëhet fjalë për Betim Fazliji, i cili është me origjinë nga Presheva dhe luan për skuadrën zvicerane St Gallen. 21 vjeçari do të jetë zyrtarisht pjesë e përfaqësuese së Kosovës në datën 21 nëntor sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë. Betim Fazliji do të jetë lojtari i tretë që luan në Zvicër dhe ka zgjedhur ngjyrat e vendlindjes. Fidan Aliti dhe Atdhe Nuhiu janë lojtarët që luajnë në Zvicër dhe aktivizohen tek Kosova.
Gjithashtu është një përforcim mjaft i mirë i ekipit të drejtuar nga Bernard Challandes, pasi skuadra ku ai bën pjesë luan në nivele të larta në ligën zvicerane, ku dhe vitin e kaluar u renditën në vendin e dytë në kampionat. Mesfushori është një titullar i padiskutueshëm tek kjo skuadër, çka i ofron Kosovës eksperiencën e duhur. Fazliji është mësuar të ketë pranë lojtar shqiptarë, pasi tek St.Gallen luan edhe Florian Kamberi i Kombëtares Shqiptare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/