“Nëse nuk e përballon dot, blije!”, Milani mbyll marrëveshjen me yllin e kundërshtarit modest të Europa League

Milani u përball në fazën e tretë të Europa Ligës me ekip norvegjez, Bodo Glimt. Pa praninë e Ibrahimoviçit, kuqezinjtë e patën mjaft të vështirë, teksa fituan vetëm me rezultatin e ngushtë 3-2. Një lojtar që la shenjë në këtë ndeshje ishte Jens Petter Hauge, i cili shënoi një gol dhe asist në këtë ndeshje, duke i kanosur mjaft probleme Milanit.

Për këtë arsye Maldini veproi menjëherë duke kontaktuar drejtuesit e Bodo Glimt, me qëllim për ta blerë lojtarin. Kuqezinjtë arritën marrëveshjen me skuadrën dhe Hauge dhe tashmë 20 vjeçari ndodhet në Malpensa, në Casa Milan për të kompletuar vizitat mjekësore dhe t’i bashkohet stërvitjes me shokët e skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online