“Njerëzit mbetën në rrugë nga pandemia”, Rio Ferdinand tregohet emocional: Turp për këto ekipe, nuk duan t’ia dinë për të vegjlit

Superliga Europiane është si një sulm ndaj ekipeve të vogla, të cilat do të vuajnë një goditje të madhe financiare. Fitimi i skuadrave legjendare do të jetë kolosal, ndërsa klubet mesatare do te luajnë me njëra-tjetrën duke humbur dhe të drejtat televizive. Rio Ferdinand, ish lojtari i Manchester United ishte mjaft i acaruar për krijimin e kësaj lige, që sipas tij është vetëm për vlera monetare dhe nuk respekton historinë e skuadrave.

“Largimi i një grupi të skuadrave për mua është nje luftë në futboll. Është një turp, ështe zhgënjyese dhe është kundër çdo gjëje që përkufizon futbollin. Është një dyqan për gjigandët dhe një artileri për vetëm një gjë, e cila është paraja. Skuadrat që janë poshtë piramidës as nuk konsiderohen. Nuk ka asnjë konsiderim për historinë, për njerëzit. Është një turp. Nuk arrij ta besoj. Si keni guximin ta bënin një klimë të vështirë që ndodhemi, ku njerëxit kanë mbetur në rrugë për shkak të pandemisë. Pavarësisht te gjithave elementi i pa konkurencës është një zhgënjim.”- u shpreh i shqetësuar Rio Ferdinand.  /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online