Një zgjidhje e re shfaqet për Berishën, e kërkon ekipi i Andrea Pirlos

E ardhmja e Etrit Berishës vazhdon të mbetet një mister. Pas dështimit të marrëveshjes me Fatih Karagumrukun, një tjetër zgjidhje shfaqet për portierin shqiptar. Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë Sampdoria e sheh Berishën si kandidatin e duhur për portën e saj.

Megjithatë transferimi do të bëhet i mundur vetëm nëse Audero largohet nga ekipi që sezonin tjetër do të drejtohet nga Andrea Pirlo. Megjithëse do të jetë pjesë e Serisë B, Sampdoria duket një zgjedhje e përshtatshme për gardianin shqiptar, por edhe për Torinon, e cila po kërkon me ngulm të çlirojë veten nga paga e lartë e Berishës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *