“Në Serie A vij për të arritur Kombëtaren”, Marvin Çuni prezantohet si lojtar i Frozinones: Kam model Levandovskin dhe Mbapenë

Marvin Çuni është afrimi i ri i Frozinones. Sulmuesi shqiptar është përshtatur mjaft mirë në këtë fazë përgatitore, ku nuk i kanë munguar golat. Çuni është paraqitur së fundmi përpara mediave në konferencën për shtyp. Ai ka deklaruar se Mbape dhe Levandovski janë modeli i tij në futboll, ndërsa shton se në Serie A synon të arrijë Kombëtaren. Kujtojmë se Marvin Çuni ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë.

“Dallimi kryesor është se këtu në Itali përpiqesh të luash më shumë futboll, ndërsa në Gjermani është më shumë futboll fizik. Për sa i përket intensitetit, nuk ka dallime, është njësoj. Më pëlqen të jem në qendër të zonës për të shënuar gola, por edhe të lidhem me ekipin dhe të luaj.

Kam lojtarë të ndryshëm që më pëlqejnë: si Levandovski dhe Mbape. Seria A është padyshim një vitrinë e shkëlqyer dhe një mundësi për të treguar veten edhe nga perspektiva kombëtare”, ka deklariar Marvin Çuni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online