VIDEO/ E rrallë në futboll! Presidenti rival i ekipit turk ndalon Arlind Ajetin në fushë pas ndeshjes në Europë, i thotë drejtorit sportiv: Do ta marrim ne këtë lojtar!

Klubi turk Adana Demirspor u kualifikua në turin e tretë të Conference League me një gol në minutën e 94-të kundër Cluj.

Pas ndeshjes është parë një nga skenat e rralla në futboll. Presidenti i ekipit turk, Murat Sancak, është afruar më pas te lojtari më i mirë i Cluj në fushën e lojës, Arlind Ajeti. Sanca ishte i impresionuar nga mbrojtësi i Shqipërisë.

Pasi e ka takuar dhe i ka treguar idenë e tij për ta transferuar, presidenti i Demirspor ka parë edhe njëherë për siguri emrin e shënuar në fanellë te Arlindi dhe i ka thënë drejtorit sportiv të ekipit: “Ne duhet ta marrim këtë lojtar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online