Shkumbini dhe Luzi 2008 kanë një shans të dytë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, kjo për shkak të vendit të lënë bosh nga Kamza e rrëzuar në të dytën. Peqinasit nuk ia dolën me Veleçikun, kurse kavajasit me Elbasanin. Tani luajnë mes tyre për t’u ngjitur në të Parën.
FSHF sot ka dalë me njoftim dhe ka bërë me dije se kur do të zhvillohet kjo përballje. Kështu, Shkumbini-Luzi 2008 është programuar të zhvillohet ditën e enjte (30 maj). Do të jetë stadiumi “Loni Papuçiu” arena ku këto dy ekipe do të përballen.
Kjo ndeshje do të nisë prej orës 14:00 dhe pritet që të dyja ekipet të kenë edhe mbështetjen e tifozëve. Qyteti i Fierit nuk është larg dhe tifozët do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe të mbështesin skuadrat respektive.