Stiven Shpendi është kthyer në telenovelën e kësaj merkatoje vere. Shumë skuadra kanë hyrë në garë për shërbimet e tij, por Empoli duket një hap larg transferimit. Megjithatë, konkurenca do të jetë prezente deri në fund. Piza po shqyrton mundësinë për të siguruar firmën e Shpendit dhe këtë e konfirmon vetë drejtori sportiv i klubit.
“Ai është një lojtar që na intereson dhe sigurisht që nuk do të jetë një negociatë e lehtë për shumë arsye. Është një situatë komplekse në 360 gradë. Ne jemi vigjilentë dhe shohim nëse mund ta sjellim në shtëpi”, ka thënë Stefano Stefaneli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/