Vazhdon rritja e lojtarëve shqiptarë, tre futbollistë të tjerë i shtohen Serisë A sezonin e ri

Me kalimin e viteve vihet re një rritje e nivelit të lojtarëve shqiptarë. Një fakt ky që dëshmohet nga numri i futbollistëve që po luajnë në kampionatet elitare të Europës. Sezoni i ri në Serinë A do të ketë një numër të shtuar të futbollistëve shqiptarë.

I fundit që është bërë pjesë e ajkës së futbollit italian është Ylber Ramadani. Ky i fundit iu bashkua Leçes dhe do të provojë veten në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. Një tjetër lojtar shqiptar që sezonin e ardhshëm i bashkohet Serisë A është edhe Marvin Çuni. Ky i fundit u transferua te Frozinone, ku është përshtatur mjaft mirë me ekipin në fazën përgatitore. Në po të njëjtin ekip, do të luajë edhe Serxho Kalaj, mbrojtësi shqiptar që ka mbajtur veshur edhe fanellën kuqezi të Shqipëri U21./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online