Rinovimi me Napolin duket se nuk është më një alternativë për Elseid Hysajn, që tashmë ka hedhur sytë nga merkato dhe po shqyrton ekipet për të ardhmen e tij. Klube të njohura janë përfolur me emrin e lojtarit shqiptar, si Roma, Juventusi, Spartaku i Moskës. Megjithatë së fundi është një tjetër pistë që lind për karrierën e shkodranit.
Sipas asaj që raporton media e njohur franceze “L’equipe”, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka përfunduar në tryezën e gjigantëve të Olimpik Marsejë. Ish-skuadra e Lorik Canës është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Elseid Hysaj është ndër profilet e pëlqyera te klubi i Ligue 1. Aftësitë dhe faktori ekonomik e bëjnë shqiptarin një alternativ të mirë për Marsejën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/