“Tirana do jetë një hap para të tjerëve”, Patushi analizon ekipet: Partizani kockë e fortë, iu shtua oreksi

Kategoria Superiore ka nisur sërish rrugëtimin për të mbyllur sezonin e nisur në muajin nëntor. Tabela e renditjes ka shfaqur surpriza, teksa kreu i takon Vllaznisë, ndërsa pretendetët si Kukësi e Tirana nuk gjenden në nivelin që pritej përpara fillimit të kampionatit. Në një intervistë për “Sport Magazine” me gazetarin Drilon Xhepollari, ish-futbollisit Sajmir Patushi ka analizuar ekipet e Superiores.

Ish-lojtari bardheblu e sheh si një ogur mjaft të mirë zhbllokimin e merkatos për Tiranën, që me emrat e përfolur në merkato do të jetë një hap më lart se të tjerët këtë sezon. Patushi thekson se është ende fillimi i kampionatit dhe tabela e renditjes mund të ndryshojë në çdo moment. Sa i përket Partizanit, ish-mesfushori është i mendimit se me disa përforcime cilësore do të jetë një kockë e fortë për kreun.

“Zhbllokimi i merkatos? Besoj që është një fjalë shumë e mirë për Tiranën. Është diçka jo normale për vetë grupoin e lojtarëve që ka Tirana. Ka një ndeshje shumë të fortë. Ballshi nuk është ai ekip i vjetshëm, por Tirana duhet të tregojë forcën nëse do të jetë pretendente për titull kampion. Grupi i tyre ka qenë i cunguar. Trajneri Dede asnjëherë nuk e ka pasur ekipin e plotë që kur ka marrë drejtimin.

Me afrimet e janarit, me çfarë kemi parë në letër, Tirana do të forcohet në reparitin e sulmit, që është edhe problemi kryesor. Në letër kemi parë që janë emra shumë të mirë, por nëse do të afrohen, atëherë Tirana do jetë një hap përpara të tjerëve në merkaton e dimrit. Zhbllokimi i merkatos është një ogur mjaft i mirë për familjen bardheblu.

Është vetëm fillimi i kampionatit. Nuk është larg Tirana me pikë, se është vetëm 1/3 e kampionatit e zhvilluar. Oreksi i Partizanit tani vjen duke u shtuar. Pavarësisht se unë kam thënë në fillim që blerja më e mirë ka qenë trajneri Daja, qershia mbi tortë, tani mendoj se nëse do bëjë një merkato cilësore do jetë kocka më e fortë për Vllazninë, si Tirana ashtu edhe Durrësi e Kukësi”, ka thënë Sajmir Patushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online