VIDEO/ Nuk e ndal as mbrojtja më e mirë, Vllaznia i jep humbjen e parë Teutës edhe me 10 lojtarë

LIVE, Vllaznia-Teuta 1-0 Hoxhaj 58′

Vllaznia e nis vitin 2021 aty ku e la. Shkodranët vijojnë të jenë surpriza e bukur që i ka shtuar bukurinë këtij sezoni. As mbrojtja më e mirë nuk ia ka arritur ta ndalë furinë kuqeblu. Vllaznia ka mposhtur mbrëmjen e sotme me shifrat minimale 1-0 ekipin e Teutës, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në kampionat.

Pjesa e parë është dominuar tërësisht nga skuadra e udhëhequr nga Brdariç, që madje goditi edhe shtyllën falë Dilaver. Megjithatë për golin duhet të prisnin deri në minutën e 58 të ndeshjes, atëherë kur pas një pasimi me mjaft mjeshtëri, Ardit Hoxhaj vihet në zotërim të topit dhe e ndal atë më pas në rrjetë. Ky është edhe goli i 7 në kampionat për lojtarin, që kryeson listën e golashënuesëve më të mirë.

Por shijen e mirë të golit e shuan disi ai karton i kuq i marrë disa minuta më vonë. Ardit Hoxhaj bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit dhe gjyqtari nuk toleron aspak duke e nxjerrë jashtë loje. E pavarësisht epërsisë numerike, Teuta nuk mund të gjejë golin e barazimit, duke dalë kështu e humbur nga “Loro Boriçi“. Vllaznia shkon kështu në kuotën e 29 pikëve, 9 më shumë se Teuta e vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online