Arbër Zeneli është një nga futbollistët shqiptarë më të talentuar. 23-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës luan në kampionatin holandez që nga janari i vitit 2016 ku po bën paraqitje shumë të mira. Ai ka shënuar 14 gola në 71 ndeshje me Herenvenin, ndërsa sivjet ka gjetur tre herë rrjetën dhe ka dhuruar 8 asiste.
Zeneli shënuar 6 gola (3 vetëm në fitoren 4-0 kundër Azerbajxhanit) dhe me Kosovën, madje ishte një nga pikat kyçe të ekipit të Shaland, që u rendit e para në grupin e saj në Ligën e Kombeve. Ai u shpall lojtari i tretë më i shpejtë i kompeticionit (38.9 km/h), ndërsa sipër tij u renditën Kilian Mbape i PSG dhe Leroi Sane i Mançester Sitit.
Për anësorin ofensiv ka oferta të shumta, duke nisur nga Fiorentina, Gallatasaraj, Fenerbahçe, madje u përfol dhe për një interesim të Xhenoas. Këtyre klubeve u është bashkuar dhe Njukasëlli, që po tenton të ofrojë Zenelin në ekip në merkaton e janarit.
Zeneli është shqiptari i dytë që kërkohet nga Njukasëlli, pasi gjatë muajit tetor u përfol për një interesim dhe për Taulant Xhakën, mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe të Bazelit. “Qymyrxhinjtë” e drejtuar nga Rafa Benitez po punojnë për të mbyllur akordin me Herenvenin dhe për të transferuar Zenelin në elitën e futbollit anglez.
Arber Zeneli is 3rd fastest player in #NationsLeague with 38,9 km/h, only Kylian Mbappe and Sane were faster than Zeneli. #Dardan pic.twitter.com/djaiGsMzdn
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) November 26, 2018