Një tjetër hap mbrapa për Ergys Kaçen? Zhgënjeu te Partizani, tani është pranë ekipit grek që u krijua në…2018!

Ergys Kaçe zhgënjeu shumë te Partizani dhe nuk arriti për asnjë moment që të shpërblente besimin për të në Superiore. Ndërkohë mesfushori shqiptar po vazhdon negociatat për të gjetur një ekip të ri në karrierën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, lojtari është pranë skuadrës së Veria. Ky ekip është krijuar në vitin 2018 dhe ndodhet në ligën e dytë të futbollit të Greqisë, atje ku po kryeson tabelën aktualisht.

Për këtë arsye drejtuesit kanë menduar që të marrin Kaçen dhe të rrisin shanset që të ngjiten në elitë. Por për momentin asgjë nuk është e mbyllur dhe negociatat po vazhdojnë, me transferimin që do të ishte një tjetër hap pas për Kaçen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online