Nga personazhi i javës në trajnerin që duhet kritikuar te Kastrioti, shembulli që na impresionoi ishte…Ramadani!

Trajneri i Kastriotit, Çela, ka qenë ndër më të vlerësuarit në këtë vit 2022 në Superiore. Krutanët shiheshin të dorëzuar dhe me llogari të mbyllura për kampionatin, por ndeshja e parë e vitit i gjeti kundër Teutës, atje ku fituan. Më pas erdhi transferta me Partizanin, për të marrë një tjetër barazim. Pra pritshmëritë u tejkaluan dhe vetë Cela ishte për t’u duartrokitur për sinqeritetin: “Menduan se Kastrioti ra se më zgjodhën mua si trajner, pasi jam i ri dhe nuk kam eksperiencë. Por ne jemi ende këtu”.

Mjaftoi vetëm humbja e parë ndaj Vllaznisë që të shpërthenin polemikat e mëdha ndaj arbitrit dhe atmosfera negative të krijohej. Për hir të vetë modelit që duhet të sjelli një trajner i ri dhe për shkakun se Cela mori një vend të lënë bosh nga Ndreu, i cili u dënua rëndë pasi goditi lojtarin kundërshtar mes nervave të larta, duhet të kuptohet pikësëpari se puna më e madhe duhet të bëhet me menaxhimin e situatës dhe qetësimit të ekipit.

Përsëritja e pamjeve tregoi qartësisht se penalltia e dhënë në favor të Vllaznisë ishte e pastër, pavarësisht kritikave të mëdha të Celës. Për më tepër që bëhej fjalë vetëm për rastin e parë të krijuar me gjyqtarët nën drejtimin e tij te Kastrioti, pa pasur asnjë histori të mëparshme apo mbingarkesë emocionale që shpërtheu në këtë moment.

Ndërkohë nga ana tjetër, Zekerija Ramadani i bëri “gjyq” stafit të tij që i hodhën arbitrit për kartonin e kuq në minutën e parë. E teksa gjyqtari po dilte i sulm.uar nga bidonat me ujë, stafi i Ramadanit e kuptoi gabimin dhe ndikimin e keq që kishin pasur te tifozët, duke i dalë në mbrojtje Jorgjit për të pritur bidonat, si të ishin punojës sigurimi. Për këtë arsye, shembulli që ka dhënë Ramadani ishte për t’u duartrokitur dhe shpresojmë se Cela do të krijojë një model të ri në futbollin shqiptar, pa përsëritur skena që janë të lodhshme për syrin dhe kaq shumë të zakonshme për t’u komentuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online