Tirana “e keqtrajtoi” Kukësin, por Vllaznia e mëshiroi Tiranën! Visar Bekaj kishte të drejtë: Këtu dallohet ekipi kampion…

Tirana i impresionoi të gjithë me mënyrën sesi luajti futboll dhe me shifrat që fitoi kundër Kukësit. Një përballje direkte që dukej për titullin kampion dhe vendin e parë, por për një tifoz që ka parë vetëm ato 90 minuta, shiheshin dy ekipe që kishin diferenca të frikshme me njëra-tjetrën.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Tirana barazoi në një takim me Vllazninë ku u soll në fushë si…Kukësi i fundit! Bardheblutë i dorëzuan të gjithë arm.ët dhe vetëm po goditeshin nga shkodranët, që në fund nuk morën më tepër sesa barazimi 0-0.

Shumë kritika për atë ndeshje të dobët të Tiranës, megjithëse një të vërtetë të madhe do ta shprehte Bekaj në fundin e ndeshjes: “Këtu dallohet ekipi kampion, kur nuk mundet edhe në një ditë të keqe”. Një shprehje kaq shumë e vërtetë kjo duke u bazuar edhe në ekipet e mëdha të Europës që në kampionatet e tyre nuk dalin pa pikë edhe kur një ditë për ta është…JO!

Ndërkohë me të njëjtat mundësi që Vllaznia i pati ndaj Tiranës, vetë Tirana nuk fali me Kukësin duke fituar me shifrat 4-0. Kjo tregon qartësisht cinizmin dhe efikasistetin e bardhebluve që janë në rrugën e duhur drejt titullit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online