Më siguri i kanë dhënë ndonjë dënim, që nuk e lejonte të futej në stadium, sepse nuk ka shpjegim tjetër logjik ajo që ka bërë një tifoz i Boka Zhuniorsit në Argjentinë. Para dy ditësh Boka priste Belgranon dhe një tifoz tentoi të futej në stadium duke u futur nga një e çarë në murin rrethues.
Një plan ambicioz, por qesharak, pasi qartësisht siç duket në foto e çara në mur nuk është aq e madhe sa të lejojë që të kalojë një i rritur. Tifozi ngeci te gropa dhe u desh ndihma e tifozëve të tjerë për ta nxjerrë sërish.
Fotoja e “Hudinit” ka bërë xhiron e uebit dhe me siguri ky tifoz do të duhet të gjejë ndonjë mënyrë tjetër për t’u futur në stadium. Jo me dron, nuk funksionon as ashtu…