Zbulohet formacioni, Daja ndryshon sulmin e mesfushën

4-3-3 pritet të jetë skema e trajnerit Ilir Daja të enjte në Beograd, ndërkohë që sot Jashanica bashkohet me grupin dhe Enis Gavazaj e nis nga fillimi

Leonard Trebicka

Edhe pse janë edhe dy seanca stërvitore deri të enjten, kur luhet ndeshja e katërt në grupin B të Europa League, trajneri Ilir Daja thuajse se ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë në këtë transfertë. Ai ka punuar dje në këtë drejtim, por sot priten ndryshime, pasi të bashkohet me grupin edhe Bajram Jashanica. Risia e formacionit në Serbi e ka emrin Enis Gavazaj. Kosovari luajti minutat e fundit në përballjen ndaj Luftëtarit dhe shënoi golin e dytë. Ai do të rikthehet në formacion, në krahun e djathtë të sulmit, duke bërë kështu që të ketë lëvizje edhe në mesfushë. 4-3-3 do të jetë rreshtimi i Skënderbeut ndaj Partizanit të Beogradit, kjo është e sigurt, pasi trajneri Daja e praktikoi edhe dje në stërvitje këtë skemë. Bruno Dita do të jetë mungesa e vetme e Skënderbeut në Beograd, pasi mesfushori vazhdon të jetë i dëmtuar. Të tjerët janë gati për trajnerin Daja dhe sot, në stërvitjen e radhës në Durrës, do të provohet edhe njëherë formacioni.

JASHANICA – Në fakt, dje mungonte në stërvitje edhe Jashanica përveç Ditës. Për të dytin shanset e rikuperimit janë minimale dhe ai nuk është llogaritur në formacion. Jashanica edhe dje ka vijuar stërvitjen individuale, por mësohet se sot do të bashkohet me skuadrën. Dje, kur Daja zhvilloi një minindeshje me grupin e lojtarëve që kishte në dispozicion, provoi në qendër të prapavijës dyshen Radas-Osmani. Por sot, me rikthimin e Jashanicës, gjërat ndryshojnë dhe Osmani ulet në stol, pasi ende nuk është në 100% të formës së tij. Edhe Aliti do ta nisë nga stoli ndeshjen me Partizanin e Beogradit.

FORMACIONI – Me mungesën e sigurt të Ditës dhe rikthimet e fundit pas dëmtimeve, formacioni i Skënderbeut në Beograd pritet të jetë ky: në portë kapiteni Orges Shehi, në mbrojtje Vangjeli, Mici, Radas dhe Jashanica. Në mesfushë, Taku dhe Muzaka do të kenë në mes Sabien Lilajn, që do të bëjë organizatorin. Në sulm rikthehet  Enis Gavazaj, i cili duket se gëzon një formë vërtet të mirë. Kosovari edhe në këtë takim do të luajë me maskë në fytyrë. Në krahun tjetër do të jetë nigeriani Xhejms Ademi dhe në majë të sulmit Ali Soue. Ky pak a shumë është formacioni, me të cilin do të zbresë në stadiumin e Beogradit ditën e enjte Skënderbeu, por nuk është përfundimtar, sepse trajneri Daja ka edhe dy stërvitje të tjera dhe mund të ketë ndonjë lëvizje. Ka një mundësi që Osmani të jetë në fushë dhe nëse ndodh kështu, skema kalon në 4-1-4-1. I rëndësishëm është rikthimi i Bajram Jashanicës me grupin. Ai mungoi në takimin e fundit ndaj Luftëtarit në kampionat dhe dje kreu stërvitje i diferencuar.        

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

 Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Taku, Lilaj, Muzaka – Gavazaj, Soue, Xhejms

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online