Sukaj nis stërvitjen, Adorjan nuk shqetëson

Sulmuesi ka nisur vrapin e lehtë. Hungarezi nuk ishte në stërvitjen e djeshme, por nuk ka gjë serioze. Herrera nuk iu bashkua grupit, çalonte, Trashi u la pushim

Partizani nuk ka ndalur stërvitjen pas humbjes me Flamurtarin. Ekipi ka zbritur në fushë në kompleksin sportiv në Kamzë. Infermieria e “demave” për momentin është plot, ndërsa lajme të mira kanë ardhur nga Sukaj. Shkodrani ka nisur stërvitjen, normalisht nuk i është bashkuar grupit, por vrapime të lehta rreth fushës. 30-vjeçari mund të jetë gati të hidhet pas dy javësh. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Sukaj mund të hidhet në fushë nga trajneri Juliano, pasi nevoja për sulmues e bënë gjendjen alarmante. Shkodrani u dëmtua në sfidën kundër Luftëtarit dhe tashmë duket se do të jetë i gatshëm për numrin një të stolit në sfidën kundër Laçit. Takimin e parë të fazës së dytë.

ADORJAN – Hungarezi la fushën e lojës kundër Flamurtarit në minutën 27-të për shkak dëmtimi. Mesfushori nuk ka qenë i pranishëm ditën e djeshme në stërvitje, por sipas informacioneve të stafit mjekësor, ai edhe pas stabilizimit të gjendjes së tij nuk shqetëson me gjendjen e tij. Adorjan duket se do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e radhës kundër Kamzës.

HERRERA – Panamezi nuk u stërvit ditën e djeshme me skuadrën. Ai ishte i pranishëm në ambientet e kompleksit sportiv të Partizanit, por shihej qartë se çalonte. 25-vjeçari kishte marrë një goditje të fortë në këmbë që e kushtëzonte jo pak. Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje mbi gjendjen e tij.

TITULLARËT – Futbollistët që luajtën ditën e djeshme kundër Flamurtarit zhvilluar vrapime të lehta shkrydhëse. Përjashtim bënte Trashi që u la pushim nga stafi për të mos e rënduar më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online