Një “thes” me gola të rinjve, Flamurtari gjen golat e sulmuesve

Elton Nika

Flamurtari ka mbyllur javën me test ndaj skuadrës së 19-vjeçarëve, ndërsa nga sot vëmendja kalon te ndeshja javës së parë të kampionatit me Skënderbeun në transfertë. Në pamundësi për të luajtur me Apoloninë, pasi problem u bën fusha, vlonjatët menduan këtë zgjidhje, duke zhvilluar një miqësore brenda llojit. Trajneri Shpëtim Duro ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion, ndërkohë që nga minuta e parë ai hodhi në fushë ata që mendon të luajnë edhe në Korçë.

Mungonin në këtë ndeshje Franc Veliu, për shkak dëmtimi, Hyseni që gjithashtu ka pasur shqetësime të vogla, por edhe portieri Nurkoviç, i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës. Në portë është aktivizuar Qirko, portieri i ri i talentuar, ndërsa në krahun tjetër një tjetër ishte Sali, të dy në skuadrën e parë të Flamurtarit. Në pjesën e parë trajneri Duro ka aktivizuar atë që mendohet se mund të jetë formacioni titullar i Flamurtarit, ndërsa ndeshja ka nisur me gol. Pa kaluar asnjë minutë, pas një krosi në zonë, Alvesh shënon. Flamurtari ka kontrollin e lojës dhe në skenë hyn Pollozhani, i cili fillimisht dyfishon me kokë dhe më pas shënon me një goditje nga jashtë zonës, duke i çuar shifrat në 3-0. Danilo Alvesh shënon sërish dhe 4-0, ndërkohë që pjesa e parë do të mbyllet me një autogol të shkaktuar nga skuadra e të rinjve, pas një ngulmimi të Bushiçit. Me shifrat 5-0 mbyllet pjesa e parë.

Image may contain: 4 people, people sitting

Në 45 minutat e dyta në fushë janë të gjithë lojtarët e stolit. Kamara dhe Liçaj janë të papërmbajtshëm në lojën e tyre, ndërsa në fushë për herë të parë me skuadrën është edhe afrimi i fundit Ibrahim Tungara. Hoxhaj i çon shifrat në 6-0, ndërsa më pas Kamara, i shërbyer thuajse në mënyrë identike nga Liçaj, shënon plot tri herë dhe rezultati shkon në 9-0. Liçaj nga e djathta vepron mjaft mirë dhe Kamara në krahun tjetër gjendet gjithmonë para porte për të realizuar. Hoxhaj shënon sërish me kokë, ndërsa mbyll gjithçka Bocaj. Mbylley 11-0 ky test i fundit miqësor për Flamurtarin, që hyn tashmë në përgatitjet specifike për ndeshjen e parë të kampionatit me Skënderbeun. Rrugëtimi i vlonjatëve nis nga Korça, ku ata shpresojnë shumë të marrin pikë, edhe pse është një transfertë shumë e vështirë.

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

Flamurtari- Flamurtari U-19     11-0

Shënues: Alvesh 2, Pollozhani 2, Mara (autogol), Hoxhaj 2, Kamara 3, Bocaj

Flamurtari: Qirko, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Useini, Sidibe, Pollozhani, Zhufo, Alvesh, Bushiç. Trajner: Sh.Duro. U aktivizuan edhe Liçaj, Musta, Tushi, Qarri, Neziraj, Kamara, Hoxhaj, Tungara, Naçi, Maze, Bocaj.

Duro: Jemi gati, kemi synimet tona në Korçë

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, është shprehur i kënaqur me përgatitjet dhe testin e fundit miqësor. Për ndeshjen e parë të kampionatit ka ndonjë dilemë sa i përket formacionit. “Në përgjithësi, jam I kënaqur me lojën e zhvilluar sot (dje) nga skuadra, – thotë Duro. – Nuk dua të përmend aspak rezultatin. Janë aktivizuar dy formacione të ndryshme në pjesën e parë dhe pjesën e dytë, pasi duhej të luanin të gjithë lojtarët. Natyrisht, tashmë hyjmë në ritmin e kampionatit dhe e nisim në Korçë, ku do të luajmë me skuadrën më të mirë të kampionatit, jo vetëm tani, por të 6 viteve të fundit, siç e kam thënë shpesh. Megjithatë, kemi synimet dhe objektivat tona për këtë ndeshje. Për formacionin kam ende ndonjë dilemë të vogël, por mendoj se skuadra në përgjithësi është gati. Tani shohim te kampionati”, – ka përfunduar Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *