Një sulmues shqiptar për të mbuluar boshllëkun e Depay, Lyon dërgon ofertë zyrtare për Shaqirin

Sezoni që lamë pas ishte i fundit për Xherdan Shaqirin në “Anfield Road”. Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Liverpool një vit përpara se kontrata e tij me klubin të përfundojë. Interesimi për të nuk ka munguar për asnjë moment, ndërsa lista e ekipeve sa vjen e shtohet.

Pas Napolit, Lacios, Milanit, Seville apo Villareal, tashmë është edhe Lyon që rreshtohet në radhë për shërbimet e tij. Largimi i Memphis Depay-t drejt Barcelonës ka lënë një boshllëk të madh në klubin francez, që synon ta mbulojë me afrimin e Shaqirit. “L’Equipe” bën me dije se Lyon ka paraqitur një ofertë zyrtare për kartonin e sulmuesit shqiptar, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe se përgjigja që do të vijë nga Anglia./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *