Një sulmues brazilian tek Erzeni, vendos Stojku

Nesër në mesditë, në Shijak mbërrin një futbollist brazilian, i cili do të jetë në provë për tri dite. Vete trajneri i Erzenit, Gentian Stojku deklaron për “SportEkspres.com” se pritet si një përforcim cilësor për sulmin.

“Menaxherët tanë e kanë prezantuar si një sulmues cilësor, dhe në tri ditët në vazhdim do ta shohim. Nisur nga cv-ja e tij, presim te kemi lojtarin e duhur për golin”,- kështu theksoi trajneri Stojku për përforcimin e ri te Erzeni.

Skuadra shijakase renditet në vendin e dytë në Grupin A të Kategorisë së Parë, me synim rivalitetin me Vllazninë për kreun e tabelës.

Agron Kaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *