Një leksion nga Zvicra, s’ka dënime kolektive për skandalin e Grasshopers

Federata zvicerane e futbollit ka reaguar së fundmi për incidentet e dhunës të shkaktuar nga tifozët e Grasshopersit në ndeshjes e fundjavës kundër Lucernës. Ultrasit e ekipit nga qyteti nga Zyrihut të indinjuar nga rezultati 4 – 0 ndërprenë takimin duke u futur në fushë dhe në një moment pati një konfrontim fizik mes njërit prej lojtarëve dhe dy tifozëve.

Në masat e marra nga federata është shmangur përdorimi i dënimeve kolektive. Policia zvicerane po punon për të identifikuar 57 personat që u futën  në fushë dhe secili prej tyre do të marrë një pezullim nga tre deri në pesë vite nga stadiumet e futbollit dhe hokejit në Zvicër.

Në momentin që ndodhi incidenti, në fushë ishin dy lojtarët e kombëtares shqiptare Bujar Lika dhe Arlind Ajeti, por asnjë prej tyre nuk u përfshi në incidentin me fansat. Vitin tjetër Grasshopers do të luajë në divizionin e dytë të futbollit zviceran pas më shumë se 70 vitesh qëndrim në elitë.

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *