Një legjendë për Shkëndijën, sulmuesi futet në histori

Besar Ibraimi mund të konsiderohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së klubit të Shkëndijës. Sulmuesi ishte vendimtar në ndeshjen e fundit me Shkupin duke shënuar 2 gola, por më i veçantë është fakti se sulmuesi ka prekur kuotën e 100 golave në ndeshjet zyrtare me skuadrën kuqezi.

71 realizime Ibraimi i ka arritur në kampionatin maqedonas, 15 gola i ka shënuar në Kupën e Maqedonisë dhe 14 të tjerë në kompeticionet europiane, saktësisht 5 në Champions dhe 9 në Europa League. Vetëm në 3 sezone të shënosh kaq shumë gola nuk është pak dhe në Tetovë duhet të jenë të lumtur që e kanë në gjiron e tyre.

Jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë botën është shumë e vështirë që një sulmues të arrijë një shifër kaq të lartë golash me një skuadër të vetme. Ibraimi pa diskutim është futur në historinë e klubit, kjo për faktin se do të jetë shumë e vështirë që të gjendet një tjetër futbollist që të arrijë një shifër të tillë golash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *