Një legjendë e Italisë duke e vlerësuar të Shqipërisë, Toti: Lacio? Ka edhe Igli Taren të shkëlqyer

Nga Klaudio Ndreca

Francesko Toti ka një miqësi të madhe me Igli Taren, pavarësisht se i ndajnë preferencat dhe ekipet që i përkasin. Në fakt jo pak, pasi bëhet fjalë për Romën dhe Lacion, dy skuadrat që kanë rivalitet të madh mes tyre dhe bëjnë një nga derbit më të zjarrtë të Balkkanit.

Në një video live në “Instagram”, legjenda italiane e futbollit e ka vlerësuar drejtorin sportiv të Lacios. Teksa ishte duke folur për skuadrën e drejtuar nga Inzagi, Toti u shpreh: “Po bëjnë një kampionat që askush nuk e priste. Inzagin duhet ta duartrokas dhe gjithë ekipen. Sporti vjen i parë. Pastaj ka 3-4 lojtarë që po bëjnë diferencën aty, apo edhe Igli Tare, që është një drejtor sportiv i shkëlqyer”, u shpreh figura ikonë e Romës.

Në fakt Igli Tare dhe Francesko Toti janë parë edhe në stadium së bashku, duke parë Kombëtaren e Italisë dhe duke ndarë së bashku mendimet e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online