“Kundërshtar vetëm Covid-19, rivalët janë dorëzuar”, altruizmi i kapitenit Muça: I takon Karabecit të ngrejë titullin

Tirana ka bërë një sezon fantastik deri në momentin e ndërprerjes prej Covid-19, duke merituar duartrokitje për atë çfarë kanë dhënë. Me një dorë drejt titullit, teksa janë 9 pikë larg Kukësit, klubi bardheblu dëshiron që ta ngrejë trofeun në fushën e lojës dhe është gati të nisë stërvitjet për rinisjen e kampionatit sapo FSHF t’u japë dritën jeshile. Kështu bën me dije kapiteni i kryeqytetasve, Gentian Muça, i cili është një element i rëndësishëm për Tiranën.

Në një intervistë për “Studio Sprint” me gazetarin Gerti Çarçanin, mbrojtësi bardheblu tregon se kundërshtari më i madh për titull tani është Covid-19, pasi rivalët janë dorëzuar. Në fund tregon edhe altruizmin e tij, teksa shprehet se i takon Karabecit të ngrejë trofeun pastaj pjesës tjetër së skuadrës, megjithëse shiritin e kapitenit e mban vetë Muça. Një gjest ky që patjetër vlen të përshëndetet.

“Veçse një moment ndryshe, ka qenë e vështirë. Jemi munduar të marrim udhëzimet e duhura nga stafi teknik, në mënyrë që të jemi pranë formës kur të kthehemi. Normalisht është e pamundur të jemi në maksimumin e formës. Ishte një moment i mirë për ne, por besoj se do jemi aty ku e lamë, edhe pse thonë që ishte fatale ndërprerja. Do jemi udhëheqësit e këtij kampionati. Nuk besoj se na rrezikon. Normalisht nuk do i nënvlerësojmë skuadrat me të cilat do përballemi. Duhet vazhdimësi, edhe për Europën. Kundërshtari i Tiranës, siç e thatë edhe ju, është COVID-19. Rivalët janë dorëzuar.

Jemi në kontakt me FSHF. Në momentin e parë që do na thonë, ne do të jemi gati. I gjithë ekipi është në Tiranë dhe të gjithë do të dalim në stërvitje. Titulli në tavolinë? E duam titullin në fushë. Kur të vijë momenti nuk do të jetë si më parë, me mungesën e tifozëve. Një gëzim i tillë meriton edhe përkrahjen e atyre njerëzve që kanë vite po e presin. Nëse vendoset në tavolinë, do e marrim.

Ngritja e trofeut? Me thënë të drejtën, Karabeci është kapiteni ‘de juro’. I takon atij ta ngrejë titullin, pastaj ne të tjerët. Kemi edhe Kupën në lojë”, ka thënë Gentian Muça./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online