“Dy muaj pa rrogë te Kukësi“, Rexhinaldo flet pa doreza: Presidentët nuk duan t’i kundërshtosh, s’dinë të flasin me lojtarët

Rexhinaldo i dha fund eksperiencës së tij në Superiore vitin e shkuar, ku la Kukësin për të nisur një aventurë të re në Kazakistan. Sulmuesi mozambikas vijon të qenrdojë në kampionatin kazak dhe duket se rikthimin në Shqipëri nuk e ka në planet e tij. Edhe pse në fushën e lojës arriti të merrte suksese, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, por pagesat janë ato që e frenojnë për një rikthim.

Në një prononcim për “Fan Zone”, Rexhinaldo tregon se rrogat në Kazakistan janë shumë më të larta se në vendin tonë, ndërsa nxjerr në pah edhe problemin madhor me presidentët e klubeve. Sipas tij këta të fundit nuk dinë si të komunikojnë me lojtarët e tyre dhe është e pamundur t’u kthesh fjalën. Madje zbulon edhe rastin konkret me Kukësin, i cili ende nuk ka shlyer deri në fund pagesën, teksa sulmuesi pretendon se ka muaj rrogë mangët vetëm sepse nuk rinovoi kontratën.

“Pagat në Kazakistan janë shumë më të mira se në Shqipëri. Për klubet me të cilat kam luajtur në Shqipëri kam shumë respekt sidomos për Luftëtarin që më dha mundësinë i pari të shfaqja veten. Në Shqipëri presidentët kanë probleme për mënyrën se si flasin me lojtarët nuk duan t’i kundërshtosh, psh me Kukësin kisha firmosur për 1 vit, por ata dilnin kundra marëveshjes që kisha bërë. Thonin se kisha firmosur për dy vite, por më pas arita ta zgjidhja këtë situatë. Gjithashtu te Kukësi nuk më kanë dhënë dy paga plus bonuset vetëm pse nuk pranova të rinovoja kontratën. Për këto çështje nuk e di nëse do rikthehem më në Shqipëri”, ka deklaruar Rexhinaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online