Partizani ka bërë kërkesë në FSHF që Kridens Meta dhe anësorët e ndeshjes kundër Kukësit të mos e gjykojnë më, por ndërkohë një kërkesë tjetër është aprovuar.
Ndeshja e planifikuar për të premten, në Korçë, kundër Skënderbeut, është shtyrë me 24 orë, ndaj do të luhet të shtunën, në orën 17.00.
Partizani ka kërkuar shtyrjen për shkak të sforcimit të madh dhe kohës së paktë për të rikuperuar, nga e hënë deri të premten, kërkesë që Federata e ka pranuar.