Një jetë me Romën, De Rosi një hap larg grupit të legjendave

Roma pret Frozinonen sonte në “Olimpico”, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja dhe t’i japë fund krizës së lojës dhe rezultateve. Një ndeshje shumë e rëndësishme për trajnerin Di Françesko, por mbi të gjitha për kapitenin, Daniele De Rosi.

35-vjeçari do të regjistrojë ndeshjen e 600 në karrierë, të gjitha me bluzën e Romës mbi supe. Një rekord historik për mesfushorin, i cili debutoi me Romën me datë 10 tetor të vitit 2001, në ndeshjen përballë Anderlehtit në Champions, ndërsa debutimi në Serie A ndodhi me datë 25 janar të vitit 2003, në ndeshjen përballë Komos.

Me arritjen e shifrës 600 ndeshje me një ekip, De Rosi do të futet në kategorinë e disa lojtarëve të mëdhenj, të cilët kanë arritur dhe kanë kaluar këtë shifër.

E fillojmë me Françesko Totin, i cili ka luajtur 786 ndeshje me Romën. Vazhdojmë me Leo Mesin, i cili është akoma në aktivitet dhe ka arritur në kuotën e 644 ndeshjeve me Barcelonën, në të cilat ka shënuar 560 gola.

Nuk mund të mungonte Paolo Maldini. Legjenda e Milanit ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, me të cilët numëron 902 ndeshje të zhvilluara. Vazhdojmë me një tjetër milanist të famshëm si Franko Barezi, i cili zhvilloi 719 ndeshje me ekipin e “Djallit”, ku ishte kapiten i Milanit të famshëm të viteve 90.

Një tjetër lojtar, i cili ka kaluar shifrën 600 ndeshje me një ekip është Xhakinto Faketi. Anësori i majtë i mbrojtjes ka luajtur 634 ndeshje me Interin. Bepe Bergomi është një tjetër interist i famshëm, i cili ka luajtur 756 ndeshje me zikaltrit.

Radha iu takon dy legjendave të Mançester Junajtid: Rajan Gigs dhe Pol Skolls. Uellsiani ka zhvilluar 963 ndeshje me Junajtid, ndërsa mesfushori Skolls, i quajtur ndryshe ‘Heroi i heshtur’ numëron 718 ndeshje me “Djajtë e Kuq”. Në mesin e këtyre legjendave bën pjesë dhe gjermani Sep Majer, i cili numëron 599 ndeshje të zhvilluara me Bajernin e Mynihut. Një ndeshje më pak se De Rosi, por portieri i famshëm ka fituar gjithçka me bavarezët dhe Gjermaninë dhe e meriton të jetë pjesë e këtij grupi.

Renditja sipas numrit të ndeshjeve me një ekip të vetëm

Rajan GigsMançester Junajtid (963 ndeshje)
Paolo MaldiniMilan (902 ndeshje)
Françesko TotiRoma (786 ndeshje)
Bepe BergomiInter (756 ndeshje)
Franko BareziMilan (719 ndeshje)
Pol SkollsMançester Junajtid (718 ndeshje)
Leo MesiBarcelona (644 ndeshje)
Xhakinto FaketiInter (634 ndeshje)
Daniele De RosiRoma (599 ndeshje)
Sep MajerBajern Mynih (599 ndeshje)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online