Një hotel bardheblu, Tirana sheh larg

Në kompleksin stërvitor të Tiranës, në qytetin e nxënësve, në muajt shtator-tetor do nisë nga puna ndërtimi i hotelit ë klubit. Administrata bardheblu ka marrë vendim të rëndësishëm në lidhje me këtë investim themelor dhe projekti është gati, dhe tanimë mund të nisin punimet menjëherë sa të nisë sezoni.

Hoteli, ku parashikohet të ketë gjithashtu zyrat për trajnerët, mensën dhe sallën e forcave, do ketë një kohëzgjatje punimesh prej 2 vitesh. Duke bërë këtë investim, Tirana do reduktojë ndjeshëm shpenzimet e grumbullimeve dhe gjithashtu do t’i japë një fytyrë serioze kompleksit stërvitor që ka në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *