Gentian Selmani u largua nga Laçi dhe drejtuesit kurbinasit menjëherë nisën nga puna për të gjetur një tjetër portier. Tregu vendas nuk është se ofronte alternativa të shumta dhe u pa më së shumti jashtë vendit.
Kërkimet përfunduan dhe së fundmi Laçi ka zyrtarizuar moldavin Dimitri Stazhila për portën. Gardiani 28-vjeçar, i gjatë 204 centimetra, ka nënshkruar për dy vite me bardhezinjtë.
https://www.instagram.com/p/B0yIsBxg6-s/?igshid=vkdsyx8n8u7g
Së bashku me Edmir Salin ai do të luftojë për një vend titullari në portën e kurbinasve. Stazhila nuk është i panjohur në Superiore, pasi në sezonin 2015-2016 ka qenë pjesë e Kukësit, që e kishte huazuar nga Sherif Tiraspol.
Gjiganti moldav luajti katër ndeshje në kampionat me verilindorët dhe pesë të tjera në Europa League. Kukësi nuk e bleu dot dhe Stazhila u rikthye në Moldavi. Më pas ai ka luajtur edhe në Rusi dhe Arabinë Saudite. Al Mojzel ka qenë ekipi i fundit për portierin e ri të Laçit.