Një fjalë fut në sherr Milanin e Fiorentinën

Sot u prezantua blerja e fundit e Milanit, sulmuesi kroat Kaliniç.

Gjatë gjithë verës Fiorentina rezistoi, por në fund vetë sulmuesi kërkoi largimin dhe u gjet marrëveshja: huazim me detyrim blerjeje.

Sot drejtori sportiv kuqezi Mirabeli me humor u shpreh: “Tani shko e shëno, përndryshe të kthyem atje”.

ATJE: Kjo fjalë ka ofenduar Fiorentinën, që ka protestuar me një komunikatë zyrtare, duke e quajtur ofendim për një klub me histori dhe dinjitet.

Milani ka reaguar, duke kërkuar falje për një fjalë që nuk kishte asnjë qëllim ofendues, por u tha vetëm me tone humori gjatë prezantimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *