Një finale e parakohshme ku do të tregohet kush është më i miri, shansi i Tiranës për t’u afruar më shumë

Egnatia dhe Partizani janë padyshim dy ekipet e momentit në Superiore. Të dyja skuadrat mbajnë të njëjtën sasi pikësh të grumbulluara, 26 të tilla, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak. Forma e tyre është thuajse e njëjtë, e vetmja që ndryshon është fakti se Egnatia ka një humbje më shumë.

Ndeshja e radhës do të jetë një finale e parakohshme mes Egnatias dhe Partizanit. Një duel që do të tregojë shumë sa i përket ekipit më të mirë të momentit. Nga krahu tjetër, Tirana që ndodhet me 18 pikë në renditje mund të përfitojë për t’u afruar me dy vendet e para nga ky duel direkt mes Egnatias dhe Partizanit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *