Anija që vetë e ndërtoi po e dërgon shumë larg, Abilaliaj “e mbyll sezonin” para kohe te Partizani

Abilaliaj është duke bërë një “çmenduri” te Partizani. Gjashtë fitore radhazi dhe të kuqtë që po fluturojnë në renditjen e Superiores. Nëse do të ishte formati i viteve të shkuara në Superiore, kjo arritje e Abilaliajt do të merrte edhe më shumë jehonë.

Por fakti që në fund do të ketë një “Final 4”, i bën mbështetësit e Partizanit që të qëndrojnë me këmbë në tokë, jo vetëm që asgjë nuk ka përfunduar, por ende nuk ka nisur. Historia e Abilaliajt është mbreslënëse. Pasi punoi për të afruar lojtarët si drejtor sportiv, u kthye në rolin e trajnerit dhe po merr vetëm fitore.

Ambicia e Abilaliajt nuk është për të qenë trajner, ai kërkon të kthehet në rolin e drejtorit sportiv. E nëse kjo ndodh, atëherë mund të thuhet se e “ka mbyllur sezonin” para kohe. Sido që të shkojë historia e trajnerit të ri që do të ulet në stolin e Partizanit, Abilaliaj nuk do të ketë asnjë kryqëzim mediatik.

Gjithmonë do të thuhet se trajneri i ri nuk diti të përdorte saktë elementet që ka Partizani pasi “drejtori”, nuk po ndalej me fitoret radhazi. E parë në këtë prizëm, vendi i drejtorit sportiv do ta qetësonte shumë Abilaliajn pasi në rolin e trajnerit, një humbje të hedh poshtë gjashtë fitoret radhazi të marra, gjithmonë ndodh kështu.

Por historia e futbollit shqiptar ka përjetuar çmendurira të tilla edhe më parë. Përshembull, Egbo arriti që të fitonte titullin kampion teksa u vendos si trajner provizor, duke u gjykuar gjithmonë si…”trajneri i portierëve”. Në fund, theu mallkimin e derbit, fitoi titullin dhe shkoi larg në Europë. Nuk do të ishte çudi që edhe Abilaliaj të ketë një histori të tillë suksesi, faktet po e tregojnë deri tani me rezultatet që flasin vetëm në favorin e tij. Kur do të ndalet Partizani? Për sa kohë shtrohet kjo pyetje, “drejtori” apo “trajneri’, quajeni si të doni, merr të gjithë meritat dhe del mbi çdo lojtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online